Shqipëria luajti mbrëmë ndeshjen historike kundër Italisë në të cilën u mposht me rezultatin 2-0 në stadiumin "Renzo Barbera" të Palermos.

Trajneri kuqezi Gianni de Biasi e përjetoi më shumë këtë humbje edhe për faktin që tifozët mund të na kishin penalizuar.

Pas mesnate, në hotel ka qenë edhe vajza e De Biasit, ajo e cila i ka qëndruar pranë në atë moment aspakt të lehtë për teknikun.

Trajneri duket i lumtur teksa shihet nën shoqërinë e vajzës së tij dhe mund të thuhet që për disa minuta e ka harruar fare se çfarë ndodhi në stadium. /NewsBomb/