12 qershor 2015 – Një makinë “Benz Mercedes” u përplas me bordurat anësore të sheshit “Liria” të saporikonstruktuar në Durrës. Dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe, shoferi i makinës, prodhim i viteve të fundit, ka humbur kontrollin, duke goditur fuqishëm betonin. Kalimtarët e shumtë që kanë qenë duke lëvizur në orët e para të mbrëmjes në qendër të Durrësit kanë shpëtuar për mrekulli. Vetë drejtuesi është larguar nga vendngjarja dhe dyshohet se ai mund të ketë qenë i pirë dhe ka shmangur policinë.
Foto: Lëvizja “Pro jetës” dhe forumi “Kafe me durrsakët”