Një shofer kamioni shqiptar i moshës 54-vjeçare vdiq në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Modena të Italisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, ka ndodhur një përplasje mes dy mjeteve të tonazhit të madh rreth orës 13:00 në autostradën del Brenner, pranë Modenas.

Raportohet se edhe një mjet i tretë, një makinë, është përfshirë në aksident.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvdes-tragjikisht-shqiptari-ne-modena-pas-aksidentit-me-kamion%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=0c1a270f3bDëshmitarët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendngjarje së bashku me ambulancën dhe zjarrëfikëset.

Shoferi i kamionit, shtetasi shqiptar ende i paidentifikuar, banues në Piacenza, kishte mbetur brenda kabinës së automjetit dhe vdiq menjëherë pas aksidentit.

Aksidenti ka shkaktuar rradhë të gjata automjetesh në drejtim të Modenas, teksa nuk dihet ende shkaku i tij.