Policia e Romës po evakuon stacionin kryesor hekurudhor “Termini Di Roma” pas sinjalizimit se një burrë i armatosur është parë në binarë.

Evakumi është duke vazhduar dhe ky cilësohet si alarm për terrorizëm.

Në stacion ndodhet policia dhe ushtria e armatosur që po kontrollojnë personat.

Ndërsa kalimtarët kanë vrapuar me panik jashtë stacionit,  drejt “Piazza dei Cinquecento”.