Ani Dyrmishi rizgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak Durrës.
Në total kanë votuar të 49 anëtarët që ishin të pranishëm dhe 40 vota kanë shkuar për Dyrmishin, ndërsa 9 të tjera ishin të pavlefshme.
Për Dyrmishin kanë votuar edhe anëtarë të opozitës, pasi 18 prej tyre janë nga radhët opozitare (13 nga Bashkë Fitojmë dhe 5 nga PD). Të pranishëm ishin 49 anëtarë nga 51 total, teksa mungonin dy anëtarë, njëri nga radhët e PS-së dhe tjetri nga PD.
Ani Dyrmishi dhe Aldo Çelaj ishin dy kandidatët për kryetar të Këshillit të ri Bashkiak të Durrësit, të dy emra të propozuar nga PS.
Dyrmishi ka mbajtur detyrën e kreut të Këshillit Bashkiak edhe në mandatin e fundit.
Ndërkohë do të zgjidhen me anë të votimit edhe dy zëvendëskryetarët e KB.
Kandidatë janë 5 anëtarë:
Ardian Muka dhe Edlira Shemsi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Edlira Devolli nga Partia Demokratike
Alneida Rroshi dhe Silvana Agasi nga Partia Socialiste





