Armand Duka fiton mandatin e 6 si president në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndërkohë kandidati tjetër Dritan Shakohoxha nuk ishte i pranishëm në këtë Asamble duke e konsideruar jo ligjore, jo statusore dhe fals.

Duka kishte përballë në këtë zgjedhje dy rivalë, Shakohoxhën dhe trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova.

Duka u shpall fitues me 37 vota, 2 dolën të pavlefshme ndërsa 4 vota shkuan për Starovën Të pranishëm në këtë Asamble ishin 43 delegatë me të drejtë vote nga 55 në total.