Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri brenda një automjeti me targa të huaja. Ekzekutimi ka ndodhur rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”,.
Viktima është identifikuar C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.





