16 qershor 2015 – Debati i shumëpritur mes Grida Dumës dhe Vangjush Dakos në Top Channel ka dështuar. Për arsye që ende nuk dihen, kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit është tërhequr. Deri në orën 18:00 ajo kishte deklaruar se do të ishte e pranishme në emisionin “Top Shoë”, por më pas është tërhequr. Që nga fillimi i garës elektorale ka qenë Dako ai që ka refuzuar përballjen live, por që sonte Duma ka bërë tërheqjen e saj, duke dështuar një herë e mirë ballafaqimin e programeve të kandidatëve të Bashkisë së Durrësit.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”