Hakerat shqiptarë bllokojnë faqet në internet të Serbisë dhe Greqisë. Një listë me faqe online janë bllokuar prej pak orësh, si pasojë e ndërhyrjes së hakerave.
Në faqet që deri dje funksionin për reklama apo portale të ndryshme, të këtyre shteteve, sot shfaqet një pamje e heronjve shqiptarë e kosovarë: Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini e Adem Jashari dhe poshtë tyre shkruhet me të kuqe “Shqipëri Etnike”.
Hakerat thonë se i përkasin grupit AnonCoders dhe kanë për qëllim të bombardojnë websitet e shteteve antishqiptare, siç kanë postuar në internet vetë anëtarët e tij.
Në foto janë pamjet që dalin në faqet e para të websiteve serbe pak minuta më parë.





