Dy vëllezër të mitur kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar.
K.G. 17 vjeç ishte bashkë me të vëllanë në momentin që 43-vjeçari Ibrahim Duda u është afruar dhe i ka sulmuar me thikë.
Fillimisht ai qëlloi 17-vjeçarin, por kur ndërhyri i vëllai, goditi edhe atë me thikë. Të dy të miturit ranë në tokë, ndërsa Duda u largua nga vendi i ngjarjes.
Ai është një person me precedent penalë dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Të plagosurit ndodhen në spital dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë pasi kanë plagë të mëdha në kraharor.
Ende nuk dihet shkaku që ka nisur sherrin mes 43-vjeçarit dhe të miturve.





