Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit, ku një 26 vjeçare, e dyshuar me problem të shëndetit mendor, ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i dytë i banesës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.04.2022, te Komuna e Parisit, në rrugën “Mihal Popi”, ka tentuar të vetëhidhet nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasja K. E., 26 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





