Mbrëmjen e sotme janë raportuar të shtëna me armë zjarri në Orikum, në afërsi të portit të Jahteve.
Policia bën me dije se ka pasur një konflikt mes dy personave dhe janë gjetur gëzhoja arme.
Në komisariat është shoqëruar njëri prej të konfliktuarëve dhe ka pasur dëmtim nga tyta e armës.
Deri më tani, dyshohet, se personat e përfshirë në konflikt janë nga Orikumi, por nuk ka informacione konkrete mbi identitetin e tyre.





