20 qershor 2015 – Policia e Shijakut mori sinjalizim për një pako të dyshimtë, pranë një qendre votimi në zonën e Sallmones. Uniformat blu mbërritën në vend, duke rrethuar zonën, ndërsa kërkuan ndihmë nga forcat xheniere. Ndonëse procesi i votimit nis nesër, qendrat janë bërë gati për të pritur votuesit. Paraprakisht deklarohet se bëhet fjalë për një kallëp tritol, por që nuk kishte ndezës.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





