2korrik 2015 – Një makinë Golf i bardhë humb kontrollin duke përfunduar në anën tjetër të rrugës. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në aksin Durrës-Shkozet, sapo kalon Urën e Dajlanit. Shoferi në rrethana që pritet të sqarohen ka dalë nga aksi i tij në kahun e kundërt, duke marrë me vete dhe bimësinë e mbjellë në pjesën ndarëse. Për fat, nuk ka të lënduar si drejtuesi i Golf-it ashtu dhe nga udhëtarët e tjerë që po qarkullimin në kahun e rregullt. Pritet që policia rrugore të sqarojë të plotë incidentin.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”