Një shpërthim me eksploziv dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, vetëm 3 ditë nga ndërrimi i viteve.
Shpërthimi i fuqishëm është regjistruar pranë zonës së Kuzum Babasë në Vlorë.
Eksplozivi i është vendosur një makine Pasat në pronësi të Benard Sinomataj, të parkuar pas poliklinikes ne lagjen ‘Hajro Cakerri’ ne qytetin e Vlorës.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.





