Të shtëna me armë zjarri para Portit në Durrës. Nga të dhënat e para dyshohet se ka 2 viktima, edhe pse policia nuk e ka konfirmuar ende.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se, janë dy persona të vdekur në një makinë tip BMW, shoferi dhe pasagjeri. Ata kanë shtuar se makina ka qenë në ecje kur është qëlluar me armë, e cila më pas është përplasur me një lokal që ndodhet aty.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të portit, nuk dihen shkaqet, ndërsa forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Vijon…