Të shtëna me armë zjarri në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Si pasojë e këtyre të shtënave një person ka humbur jetën.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës:

Lidhur me këtë rast në vendngjarje policia ka arrestuar një person të dyshimtë F.B, 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë”, tha ajo.

Tutje është theksuar se viktima në këtë rast është M.K, 30 vjeç, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorinë për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.”