Ndërkohë që kryetari i Levizjes “BESA” ka denoncuar të zhdukur deputetin Kastriot Rexhepi, ky i fundit është bërë i gjallë.

Me anë të një postimi në Facebook, Rexhepi bën me dije se është mirë dhe i sigurt por nuk mohon kërcënimet që ka marrë duke kërkuar kohë që të zbulojë ku është dhe situatën që ndodhet.

Deklarata në Facebook:

Të nderuar qytetarë fillimisht ju falenderoj për mbështetjen, siguria dhe stabiliteti I vendit, paqja dhe mirëqenia e popullit tonë duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne.

Kryetari kasami nuk ka nevojë të shqetësohet për mua, jam në vend të sigurt dhe në anën e duhur, me shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e tjerët që kërkojnë paqe liri dhe demoikraci.

Jam me BE, NATO dhe jo me qarqet shqiptare. Këtë po jua them me ndërgjegje të plotë, dhe sapo të ka kalojnë disa rreziqe nga kërcënimet e disa individëve do të paraqitem para mediave dhe do t’i sqaroj të gjitha.

Cdo herë do të angazhohem për lirinë e shprehjen, lirinë në vendimarrje që janë virtyre të shoqërisë demokratike.