23 qershor 2015 – Siç u duk që në fillim, Vangjush Dako arriti të ketë epërsi deri në fund, duke fituat bashkinë e madhe të Durrësit. Pak çaste më parë u mbyll votimi për 310 qendra votimi në të gjithë bashkinë e re, duke shpallur fitues socialistin Dako. Rivalja e tij në garë, Grida Duma, nuk arriti të kapërcejë diferencën e madhe, e cila në fund të votimit shënoi 13.696 vota.
Pas pak minutash, Dako pritet të dalë me një deklaratë për shtyp, ndërkohë që simpatizantët e tij po festojnë.
Gara për Durrësin u cilësua si ndër më të fortat në vend, por në fakt, në asnjë moment Duma e PD-së nuk arriti të kalojë me vota mbi Dakon.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





