Policia italiane ka arrestuat shtetasin shqiptar me inicialet Z.L., pasi akuzohet për pedofili, në bashkëpunim me shtetasin rumun A.D., 37-vjeç.

Sipas mediave italiane, 43-vjeçari shqiptar kishte miqësi me kushërinjtë e shokut të tij rumun dhe në sajë të kësaj miqësie hynte dhe dilte në shtëpinë e tyre, duke abuzuar me vajzat e vogla të familjes.

Hetuesit thonë se vajzat e vogla që abuzoheshin në fillim nuk kanë qenë koshiente, pasi i kishin cilësuar veprimet e tyre, si shprehje e dashurisë dhe afeksionit. Por pas hetimeve doli në dritë gjithë abuzimi. Pas verifikimeve të para policia i arrestoi dhe pritet të dalin në gjyq.