Një tjetër operacion i suksesshëm është ekzekutuar nga autoritetet financiare e doganore italiane.
Në portin e Triestes janë kapur 730 kg kokainë e ardhur nga Amerika e Jugut.
Kokaina ishte fshehur në një kontejner brenda thasëve me kafe me qëllim që t’i shpëtonte nuhajtes së qenëve antidrogë.
Sipas autoriteteve italiane, kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në portin e Triestes e do të sillte për trafikantët një përfitim mbi 20 milionë euro.
Guardia di Finanza informon se po vashdojnë hetimet për të zbardhur destinacionin e kësaj sasie droge.





