Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e përdhunimit të 50-vjeçares shqiptare në Greqi. Një grua, e cila ka parë të gjithë ngjarjen, ka rrëfyer në polici momentet e para kur është ndeshur me gruan nga Shqipëria.

“E gjeta gjysmë të zhveshur, me fytyrë të deformuar nga rrahjet. Ajo ishte strukur, ishte në gjendje të rëndë psikologjike”, mësohet të ketë thënë gruaja.

50-vjeçarja shqiptare ishte duke pastruar në një pallat të shtunën, kur një i ri nga Bullgaria, e tërhoqi me forcë në apartamentin e tij. Ai për orë të tëra e ka përdhunuar gruan, duke i shkaktuar dhe dëmtime të rënda në trup.

Aktualisht ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është ende në kërkim nga policia. Efektivët janë duke hetuar të gjithë pistat, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në përdhunim të jenë përfshirë më shumë se 1 person.