Pas parashikimit të tij të patëmetë, pra të saktë, të ndeshjes Francë-Rumani, hardhuca “Iguana Arang”, të cilën prestigjiozja “France Football” ka vendosur që të parashikojë sfidat e kombëtares së “gjelave” në këtë “Euro 2016”, ka dhënë prognozën e saj të ri për duelin e mbrëmjes së nesërme, Francë-Shqipëri.
Duke befasuar mikpritësit e turneut të kësaj vere, sepse ka parashikuar një barazim. Pra, për këtë hardhucë, nuk do të ketë fitues në ballafaqimin e “Velodrome”. Hardhuca “Iguana Arang” u kalamend plot mëdyshje mes dy pjatave me ushqim për të, ku ndodhej stema e fitores së Francës dhe ajo e barazimit. Pasi e hodhi vështrimin disa herë në të dyja pjatat, ajo vendosi të hajë ushqimin te “barazimi”.
Mbetet të shihet tashmë nëse parashikimi do të rezultojë i saktë, si në rastin e ndeshjes Francë-Rumani, apo do të rezultojë ndryshe. Një barazim për kuqezinjtë nuk do të ishte keq, gjithsesi, çka duhet siguruar përmes dhënies së maksimumit në fushën e blertë, por edhe pak fat na duhet, çka na penalizojëjo pak ndaj Zvicrës. Ndoshta ky faktor do të jetë me ne nesër në mbrëmje, në “Velodorme”, sikurse anon deri diku edhe hardhuca “Iguana Arang”, në parashikimin e vet…





