Kurba pandemike në Itali shfaqet mjaft shqetësuese.
Gjatë kësaj jave është regjistruar një rritje e dukshme e numrit të të infektuarve e të viktimave Covid. Në 24 orët e fundit janë shënuar 373 viktima e 25 653 të infektuar.
Shqetësuese shfaqet në të gjithë territorin përhapja e varianteve të reja të virusit Covid 19.
Komitetit tekniko-shkencor e autoritetet shëndetësore italiane kanë rekomanduar qeverinë Draghi për shtimin e masave të reja shtrënguese kundër rrezikut pandemik.
Në ora 11.00 e ditës së sotme, Kryministri Mario Draghi ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku pritet të aprovohet drafti i masave të reja antiCovid, raporton Ansa.
Duke iu referuar të dhënave të fundit janë 12 rajone italiane që rrezikojnë të shndërrohen në zonë të kuqe për shkak të numrit të lartë të personave të infektuar në çdo 100 mijë banorë si dhe për vështirësitë e sistemit shëndetësor territorial e mungesa e shtretërve në repartet Covid e në ato të terapisë intensive.
Por dhe java e festës fetare të Pashkëve, pra prej datës 5 prill e për një javë rresht më pas është parashikuar të jetë në një regjim lockdown në nivel kombëtar.





