Notari durrsak, Kledi Kadiu është një nga sportistët e ekipit kuqezi në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio.

Kadiu, i cili është pjesëmarrës për herë të parë në Lojërat Olimpike, dhe Nikol Merizaj, për herë të dytë pas “Brazil 2016” janë përfaqësues të flamurit shqiptar për këtë kompeticion të rëndësishëm.

I riu durrsak do të konkurojë më datë 27 korrik dhe në mbështetje të tij ka dalë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook.

“Forca Kledi Kadiu! – E gjithë Shqipëria është me ty më 27 korrik. Suksese!”, shkruan ai krahas videos së Kadiut.