Forca të shumta policie kanë rrethuar mbrëmjen e sotme Sarandën, në kuadër të operacionit të antidrogës të shtrirë thuajse në të gjithë vendin.
Nga informacionet e para mësohet se FNSH ka rrethuar qytetin bregdetar për arrestimin e Klemend Balilit si dhe po vazhdon kontrollin edhe për persona të tjerë.
Në fokus të policisë është goditja e grupeve kriminale në trafik drogash e armësh.
Pak më parë, Policia e Shtetit ka goditur familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe mbi 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroinë në Shqipëri dhe në Gjermani, ndërsa numëron dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në Durrës ‘Germany’.
Ndërkohë operacioni nga FNSH vijon.





