18 maj 2014 – Ajo që dukej një goditje pa shumë pasoja, është shndërruar në tragjedi.
Gjatë ndeshjes së Superligës së Indonezisë ndërmjet PSAP Sigli e Persiraja, një aksion ka rezultuar me vdekje të një futbollisti.
Pas një goditjeje nga distanca, portieri nuk arriti ta ndalë topin në tentativën e parë dhe goditi futbollistin në ajër.
Akli Fairuz, sulmues i ekipit Persiraja po vraponte me një mbrojtës kundërshtar drejt topit, kur pësoi goditjen në bark nga portieri kundërshtar.
Ai u dërgua menjëherë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Por, ai kishte shumë dëmtime të brendshme dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, në fund ai vdiq.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





