Një 22-vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja. 

Mësohet se i riu ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Bulo, në momentin kur ka rënë shkarkesa atmosferike. 

22-vjeçari është transportuar në urgjencë, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Në Gjirokastër, për rreth një orë, ka pasur reshje të dendura shiu, të shoqëruara edhe me vetëtima.