Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga dera e hekurt e mbështetur në mur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rahovec të Kosovës.
Policia njofton se i mituri ka pësuar lëndime të mëdha, të cilave nuk iu ka rezistuar dot e për pasojë ka ndërruar jetë.
“Rahovec / 14.07.2024-20:05. Në emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën”, njofton policia.