Një turiste britanike ka gjetur vdekjen në Korfuz pasi u godit nga helika e një motoskafi.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot, ndërsa gruaja u nxor nga deti pak para orës 10 të mëngjesit.

Ndonëse gruaja u transportua me urgjencë në spital, ajo nuk mundi të mbijetonte. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen.