FUSHË KRUJË, 24 dhjetor 2013 – Persona të maskuar dhe me armë zjarri ndaluan mbreme rreth ores 20:00 një automjet që po udhëtonte nga Vora për në drejtim të Fushë-Krujës. Duke e kercenuar me arme  ata i kanë marrë drejtuesit mjetin, sendet personale dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Shoferi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mundur pas disa minutash të gjejë mundësi për të sinjalizuar policinë. Policia eshte vënë në ndjekje të makinës, por disa momente më vonë, policia ka marrë sinjalizim për një makinë që po digjej në afërsi të Urës së Tapizës.  Makina ishte shkrumbuar dhe pas hetimeve rezultoi se i përkiste personit që bëri denoncim për grabitjen e saj.