24 shkurt 2014 – Një nekrofil kamboxhian është arrestuar pasi kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me trupin e pa jetë të një adoleshentjeje. 47 vjeçari Chin Chean, një ditë pas funeralit të 17 vjeçares, kishte hapur varrin por në përpjekje e sipër të të pasur seks, e kishtë zënë gjumi. Rasti ka ndodhur në Kompong Trabek në distriktin e Prey Veng. Pasi kishte hapur varrin e kishte zbuluar se arkivoli ishte tepër i vogël pë të realizuar dëshirën e tij të sëmurë. Chen pastaj e kishte zënë gjumi dhe në mëngjes ishte arrestuar nga policia, të cilët ishin lajmëruar nga fshatarët që kishin parë varrin e hapur. Ai ka pranuar tentimin e tij për seks me trupin e 17 vjeçares dhe po mbahet i ndaluar nga policia deri në paraqitjen para gjykatës.

/Gazeta Express/