Një foshnje 18 muajshe është në gjendje mjaft të rëndë në spitalin pediatrik të Firences, Itali, pasi ka qëndruar për rreth 3-4 orë e mbyllur në makinë, paraditen e sotme.
Vogëlushja është në gjendje mjaft të rëndë dhe ende mjekët nuk janë në gjendje të thonë nëse do të mbijetojë apo jo.
Nuk dihet ende pse vajza e vogël qëndroi për një kohë kaq të gjatë e mbyllur në makinë. Karabinierët janë duke hetuar mbi ngjarjen.





