Koha, shiu,borxhet, divorcet, por edhe te tjera, e bëjnë sipas statistikave, te hënën e pare te vitit ditën me te trishtë te tij.

6 janar 2014 – Ushqimet e shumta dhe te shumëllojshme te fundvitit tashme kane përfunduar, koha është e zymte, festat gjithashtu kane përfunduar, dhe shumica prej nesh janë te detyruar te rikthehen ne rutinën e jetës. Kushdo qe e përjeton keq këtë moment, duhet te dije se ai nuk është i vetëm ne këtë situate. Kjo pasi sot është e “E Hëna Blu", e cila supozohet se është dita e trishtë e vitit.
Ky përcaktim e ka zanafillën ne vitin 2005, kur akademiku Cliff Arnall, pas analizave dhe përllogaritjeve te shume parametrave, si kushtet atmosferike, niveli i borxheve, numri i ditëve te kaluara qe nga Krishtlindja, rifillimi i rutinës, etj, e përcaktoi atë si ditën me te trishtë te vitit. Po kështu, edhe ne vitet qe kane pasuar, analizat e postimeve dhe statuseve qe njerezit kane bere ne rrjetet e tyre sociale, kane treguar se gjate kësaj dite përcillet e njëjta gjendje shpirtërore.
Nga ana tjetër, edhe një analize e kryer nga një shoqëri për prodhimin e pijeve, Upbeat, ka evidentuar se gjate kësaj dite, pakënaqësitë qe lidhen me klimën, janë afro gjashte here me te mëdha se ne periudhat e tjera te vitit, dhe gjithashtu, burrat janë me te pakënaqur gjate kësaj dite se sa femrat.
Sa i takon divorceve, e hëna e pare e vitit, konsiderohet nga analiste te fushës se është dita me produktive sa i takon fillimit te procedurave për ndarje mes çifteve.
Nga ana tjetër, specialistet dhe analistet e fushave përkatëse, tregojnë se ditët me te gëzuara te vitit janë, Krishtlindjet, Viti i Ri, Shën Valentini, si dhe dita kur orët me drite gjate  një 24 orëshi, kalojnë për nga gjatësia orët me nate, 20 prilli.

/ikub.al /