19 janar 2015 – Sot, 19 janar, është dita më e trishtë e vitit. Normale… e hënë. Këtë vit qëllon më datë 19 por bëhet fjalë në përgjithësi për të hënën e tretë të muajit janar të çdo viti, e tmerrshmja "blue monday".
Madje ekziston edhe një ekuacion aritmetik, i vënë në dispozicion reth 10 vjet më parë nga psikologu anglez Cliff Arnal, që shpjegon përsenë e trishtimit të kësaj dite.
Shpjegimi mblidhet në një; kushtet klimaterike të disfavorshme, ditët e shkurtra, festat e fundvitit që lamë pas, ndjenjën e fajit për paratë e tepërta të shpenzuara gjatë festave apo për sasinë e ushqimit të konsumuar dhe së fundmi, puna që ka rinisur fuqishëm.
Në fakt ditën e blue monday ose të hënën e tretë të janarit, njerëzit duhet të përpiqen të bëjnë gjëra të mira për njëri-tjetrin dhe kjo duhet të shndërrohet në traditë.





