12 mars 2015 – Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion” mohoi deklaratën e kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili nga e njëjta studio tha se kontakti i fundit mes tyre ishte në ambasadën e Kuvajtit. “U takova me Bashën, madje i ofrova dhe një copë tortë nga festa”, ishte batuta e kryeparlamentarit. Sipas Bashës, Meta ka gënjyer, pasi ai nuk kishte qenë në pritjen e ambasadës. I pyetur për çështjen Doshi, drejtuesi i opozitës, tha se informacionin për atentatin që përgatitej kundër dy deputetëve e kishte marrë nga deputeti Edi Paloka.

Ai mohoi edhe aludimin se Tom Doshi pas përjashtimit nga PS-ja do të kalojë me PD-në. “Mundësia që Doshi të jetë pjesë e PD-së është po aq sa Adolf Hitleri të jetë qytetar i Izraelit”, u shpreh Basha.