Policia e Fierit zbardh dinamikën e vrasjes së 35 vjeçarit Karafil Rrapushi. Sipas njoftimit për shtyp, fillimisht është dyshuar se Rrapushi është ngrënë nga ujku, pasi i biri i tij kishte rrëfyer se ishin sulmuar nga kafsha e egër. Por këqyrja e trupit të 35 vjeçarit nga mjeko ligjorët ka zbuluar se vdekja e tij ishte shkaktuar nga plumbi i një arme gjahu. Ka qenë pikërisht fëmija 8 vjeçar i viktimës që ka shkrepur pushkën ndaj të atit, e pastaj nga frika ka gënjyer për mënyrën e vdekjes së tij.
“Rreth ores 12:15, jemi njoftuar se ne pyllin e fshatit Vlosh, Rroskovec, Fier, ujku kishte ngrene nje person, i cili me pas kishte gjetur vdekjen. Menjehere me marrjen e njoftimit eshte formuar grupi hetimor dhe ka filluar kryerja e veprimeve proceduriale ne pyllin e fshatit Vlosh, nga ku ka rezultuar se ka gjetur vdekjen shtetasi Karafil Rrapushi. Ky person ka gjetur vdekjen per aresye se eshte qelluar me arme gjahu teke nga djali i tij 8 vjecar shtetasi F. Rr.”, njofton Policia e Fierit.
“Shtetasi Karafil Rrapushi ka dale ne pyllin e fshatit per te mbledhur bime medicinale dhe eshte ulur per te pushuar, nderkohe i biri ka marre armen e gjahut dhe ka filluar te luaje dhe pa dashje ka realizuar shkrepjen e cila ka shkaktuar vdekjen e babait të tij. Vete femija 8 vjecar ka njoftuar familjaret per vdekjen e te atit dhe ka sajuar ngjarjen fillimisht me qellim mbulimin e saj nga frika, me pas ka shpjeguar te verteten. Me femijen e mitur po kryhen veprimet ne prezence te psikologut dhe avokatit”, perfundon komunikata e Policisë.





