Një foshnje e porsalindur ka shpëtuar për mrekulli pasi u braktis në një kanal ujërash të zeza e zhveshur.

Foshnja u gjet nga një kalimtar që po bënte shëtitje herët në mëngjes me qenin e tij në Port Elizabeth, Afrikën e Jugut. 

Ai dëgjoi zërin e foshnjes në pusetën e ujërave të zeza dhe fillimisht mendoi se ishte ndonjë mace por ndërsa e dëgjonte me kujdes kuptoi që ishte një fëmijë që qante brenda.

Menjëherë mori një shufër hekuri dhe arriti që të lëvizë pllakën e rëndë të betonit që mbulon pusetën në mënyrë që të shihte brenda saj.

Kalimtari u fut në pusetën e mbuluar me milingona të kuqe dhe nxori foshnjen. Në vendngjarje mbërritën policia dhe ambulanca ku foshnja mori mjekimin e parë dhe më pas u dërguar në spital.

Policia tha se mënyra e vetme që foshnja të futej në pusetë  ishte nga dikush që ka hequr pllakën e betonit dhe e braktisi aty.

Policia po heton ngjarjen për të zbuluar se kush e braktisi foshnjen dhe për të zbuluar identitetin e prindërve të saj.