Ish-moderatorja e emisionit investigativ “Fiks Fare”, Fiori Dardha, ka publikuar një foto në Instagramin e saj ku paralajmëron se dita e sotme është mjaft e rëndësishme për të.

Në fakt, sot është dita e parë që do të startojë “Fiks Fare” nën drejtimin e dy moderatorëve të rinj, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, dhe Fiori nuk është më pjesë e saj.

Por siç duket ajo ka përdorur ironi në statusin e saj. Fiori thotë se sot është dita e parë që ajo do të nisë dietën.

Sot është një ditë e shënuar! Dita e parë e dietës!”, shkruan Fiori në Instagram.

Nuk dihet se për çfarë diete e ka fjalën, dietë ushqimore, apo dietë profesionale, pasi tashmë ajo ka mbetur pa punë.