Ndërprerja e kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë nuk është pranuar nga një 48-vjeçar nga Kavaja, që nervat i ka “shfryrë” me drejtorin e këtij institucioni, shtetasin Olti Dautaj.

Siç njofton policia, 48-vjeçari i arrestuar Altin Allajbej ka grushtuar shtetasin Dautaj dhe më pas e ka kanosur përmes telefonit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike”,– njofton policia e Durrësit.