Deputetja e opozitës së re Edlira Hyseni, e cila për dy vite u bë pjesë e jetës parlamentare, nuk është përfshirë në asnjë nga listat e partive politike që do të garojnë më 25 prill.
Përmes një statusi në rrjete sociale, Hyseni shpreh në mënyrë indirekte zhgënjimin e saj për ofertat e munguar nga formacionet politike kur shkruan: “Më duket sikur e humbura s’jam unë…”
Në postim, Hyseni shprehet e kënaqur me atë çfarë arriti të përfaqësonte në Kuvend në këto dy vite jetë parlamentare.
“E kenaqur me veten, per punen e marr persiper, te cilen u perpoqa ta bej sa me mire kam ditur dhe kam mundur ..
E privilegjuar nga mbeshtetja dhe vleresimi emocionues qe me keni dhene ne keto dy vite parlamentare, aq sa me keni bere te flas ne ate foltore qetesisht, sikur te ishim aty bashke…” – shkruan ajo.
Qe tju them se sjam e merzitur sot.. 🙂 E kenaqur me veten, per punen e marr persiper, te cilen u perpoqa ta bej sa me…
Posted by Edlira Hyseni on Tuesday, March 9, 2021





