Ylvi Bakri është personazhi i ri i spektaklit të humorit "Portokalli", nga aktori Gazmend Paja, i cili imiton këngëtarin e muzikës popullore, Ylli Bakën. 

I ftuar në emisionin "Rreze dielli", ky i fundit, ka treguar se nuk i ka ardhur aspak keq kur ka parë se janë duke e imituar, ndërsa i përcjell një mesazh aktorit Paja.

"Nuk më ka ardhur keq me këtë imitim. I them vetëm mos e trash se nuk shkon. Nuk e di pse më duket sikur do të këndojë edhe ky. Sikur po e shoh që do të bëjë një "Baftjar" të dytë me atë Ylviun, po më duket se nuk e bën dot. Kurse për atë pjesën tjetër, unë këndoj por nuk këndoj gjithë ditës siç thotë ai. Unë do ti këndoja diçka Gazit tani në mëngjes që në mëngjes mezi këndon edhe gjeli "O Gazi t’u bëfsha unë, mos u merr more me këtë punë"."