Moderatorja e njohur Brunilda Lahe ka vetëm pak muaj që u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen e saj Hana me të cilën ka publikuar sot një foto në Instagram, ku shfaqet në ballkonin e shtëpisë.
Moderatorja tregon se në momenin kur bleu karrocën për të bijën, ëndërronte për shëtitje në park e në bregdet. Mirëpo për shkak të koronavirusit shëtitja më e gjatë që mund të bëjnë është nga salloni në ballkon.
“Eh moj mama! A ju kujtohet momenti kur zgjodhët karrocën për bebushin? Në një ditë të bukur si sot, plot diell, ëndërronim të shëtisnim në park a në bregdet ! Nuk e mendonim kurrsesi se xhiro më e gjatë që do të bënim do të ishte nga salloni në ballkon rrethuar me beton. P.S: Nëse një lodër e kemi të preferuar e duam kudo edhe tek krevati, edhe tek karroca, edhe tek relaksi… deri sa të na humbasë interesi për të.Pastaj duam lodër tjetër..”





