14 maj 2014 – Njëvjeçari Musa Dajib, nga Mineapolisi çuditërisht ka shpëtuar pas rënies nga gati i 11, pasi që ka rënë përmes rrethojave të tarracës, raportojnë mediat lokale.
Fëmija është pranuar në spital me dy duart e thyera dhe është vendosur në aparatin për frymëmarrje, por pritet që t’i mbijetojë rënies, raporton BBC.
Mjeku ka thënë se mbijetesës i ka kontribuar ajo që fëmija është i vogël dhe ka rënë në tokë të butë. Fëmijët janë elastik në krahasim me të rriturit dhe shumë vështirë iu thyhen eshtrat.
Abdirizak Bihi, aktivist i bashkësisë somaleze në Mineapolis, bashkësi kjo që i takon edhe Musa i vogël, ka thënë se prindërit e Musës janë të shokuar dhe nuk mund të flasin.





