Pista e Monza është një nga pistat legjendare të historisë së Formula 1, ku garohet prej dekadash e ku kanë pilotuar më të mëdhenjtë e këtij sporti. Drejtuesit e BMW-së kanë vendosur që të “ndërtojnë” një tjetër pistë të Monza, këtë herë në shkretëtirën e Saharasë.Në zonën e shkretëtirës së Marokut, ata kanë ndërtuar një pistë të shkallës 1:1, me të njëjtën gjatësi si ajo që ndodhet në Itali.

Kjo nuk ishte aspak e lehtë, pasi është dashur shumë punë për të imituar pistën e famshme italiane mes dunave dhe rërës. Më pas, në pistën e rërës ka zbritur makina BMW X5 dhe emocionet kanë qenë vërtet shumë të mëdha.