Lajmi i madh për boksin shqiptar! Nelson Hysa ftohet në ngjarjen më prestigjoze të sportit të dorezave në Riyadh Season.

Shkodran bëhet i pari sportist nga Ballkani në historinë e boksit që do të jetë prezent edhe në finalet e “Riyadh Season”.

Kampioni i federatës prestigjioze WBO do të ngjitet në ring në peshën heavyweight në një natë magjike në Arabinë Saudite.

Promotori më i madh i botës, Frank Warren, dhe promocioni që ai drejton, ka ftuar në aktivitetin e tij edhe kampionin e Europës, Nelson Hysa, numrin 12 në ranglistën botërore.

Një ftesë që vjen prej sukseseve të vazhdueshme të boksierit shkodran në boksin profesionist, por mbi të gjitha nga triumfi i fundit në ringun e Londrës, ku Hysa hodhi nokaut kampionin e Argjentinës.

Ai merr kontratën e jetës, ftesën të boksojë në “Show” dhe promocionin e Riyadh Season.

Në një ndeshje për të mbrojtur titullin e kampionit të Europës në Manchester më 8 shkurt, në sallën e famshme CO OP Arena.

Me një bilanc të pamposhtur prej 19 fitoresh dhe asnjë humbjeje, kampioni i padiskutueshëm Nelson Hysa vazhdon të ngjitet drejt majave të boksit botëror, duke i sjellë krenari Shqipërisë dhe Ballkanit.