Alan Kantero është një nga fansat më të zjarrtë të Lionel Mesit. Mesfushori argjentinas ka bërë tatuazh në këmbën e tij, momentin kur Mesi ka puthur trofeun e Kupës së Botës në vitin 2022 në Katar.

Mbrëmë ai luajti me Alianza Lima kundër Inter Majemit dhe mori fanellën e kampionit të Botës pas ndeshjes.

Ata madje ndanë një moment, duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Pas ndeshjes, Kantero ishte dukshëm i emocionuar. “Ai është idhulli im. Nuk e imagjinova kurrë se do të ndaja një moment me të. Është një ëndërr. I thashë që e dua dhe ai është frymëzimi im”, tha ai.