Një 58-vjeçar nga Elbasani është kafshuar nga një qen “Pitbull”, dhe ka ndërruar jetë pak pas mesnate.
Mësohet se viktima Rifat Bajrami, banues në lagjen “5 Maji”, pak ditë më parë është sulmuar nga një “Pitbull”.
Nga sulmi i janë shkaktuar plagë të shumta dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
Sipas asaj që kanë thënë familjarët ai nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të rënda që mori nga kafshimet e qenit, edhe pse u mjekua.
Ai u mjekua në spital por dyshohet se ka pësuar trompozë, duke gjetur kështu edhe vdekjen.





