Tiranë, 5 shtator 2014 – Lajmi se një burrë kishte kafshuar gruan e tij në hundë duke ia këputur bëri xhiron e medieve ditën e djeshme.
Në sallën e gjyqit, protagonisti i kësaj ngjarjeje, Shkëlqim Hysa, prentendoi se gruaja e tradhtonte dhe ditën e sherrit mes tyre ajo kishte tentuar ta vriste, para se ai të humbiste gjakftohtësinë.
Ngjarja e pazakontë është regjistruar në kryeqytet, mëngjesin e 30 gushtit.
41 vjeçari Hysa e ka kafshuar gruan e tij në hundë duke ia këputur, ndërkohë që ajo ka pësuar dëmtime edhe në buzë dhe fytyrë nga dhëmbët e të shoqit.
Skena ka ndodhur në sy të vajzës së vogël të çiftit. Hysaj kërkoi dje në gjykatë një masë të butë sigurie me argumentin se kishte një vajzë të mitur dhe duhet t’i qëndronte pranë.
Ndërkohë prokurori i çështjes i ka cilësuar veprimet e Hysës tij si gjeste kanibalizmi dhe për këtë arsye ka kërkuar lënien e tij në qeli.
Në përfundim të seancës, gjykata caktoi ndaj 41 vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





