Momente plot humor dhe batuta kanë shoqëruar spektaklin e radhës në Ferma VIP 3, ku në qendër të vëmendjes këtë herë ishte fermerja Mimoza Ahmeti dhe opinionisti Ermali Mamaqi.
Gjatë një bisede spontane, Mimoza komentoi situatën e krijuar rreth Akilit, duke theksuar se e gjithë dinamika po zmadhohet më shumë seç duhet, ndërsa sipas saj, ai arriti të marrë vëmendjen kryesore në emision.
Nga ana tjetër, Ermali jo vetëm që ra dakord me këtë vlerësim, por shkoi edhe më tej, duke bërë një deklaratë surprizuese dhe me nota humori: ai sugjeroi që gara të mbyllej që tani dhe fituese të shpallej Mimoza.
Por kulmi i bisedës erdhi kur Ermali zbuloi se kishte diskutuar edhe me Amin, duke i bërë një ftesë të pazakontë Mimozës që, pas përfundimit të fermës, të shkonte të jetonte me ta. Mimoza nuk e la pa përgjigje këtë propozim, duke reaguar me batutë dhe duke paralajmëruar me humor për “sfidat” që mund të sillte prania e saj.
Pjese nga dialogu:
Mimoza: Situatën e Akilit po e bëjmë si gjë gjigante të madhe, por Akili, në fund të fundit, bëri një arritje, sepse gjysma e emisionit iku me Akilin.
Ermali: Padiskutim që po, Moza, dhe bravo i qoftë.
Mimoza: E arriti strategjinë dhe qëllimin.
Ermali: Moza, për mendimin tim, që sot unë them ta mbyllim fermën, ta fitojë Moza. Unë do bëj një deklaratë këtu, ditën e 3.
Mimoza: Na lër të luajmë, të jetojmë. Unë do e marr me qira edhe kur të mbyllet ferma.
Ermali: Moza, e kam bërë një diskutim me Amin dhe ti, kur të dalësh nga ferma, dua të vish të jetosh me ne.
Mimoza: Nuk e di, ajo që unë jetoj me një të çmendur dhe do të jetë problem për ju.





